INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone Albania mbështet iniciativën globale “Hour of Code”, më shumë mundësi për të rinjtë e apasionuar në teknologji

Vodafone Albania mbështet iniciativën globale “Hour of Code”, më shumë mundësi për të rinjtë e apasionuar në teknologji

Publikuar më: 17:17 11-12-2017

Tashmë nxënësit shqiptarë do të kenë më shumë mundësi të zhvillojnë aftësitë apo pasionin e tyre në shkencat kompjuterike.

Vodafone Albania në bashkëpunim me Microsoft Albania dhe mbështetjen e Sëisscontact angazhohet me iniciativën globale “Hour of Code”, për t’ u dhënë mundësi nxënësve Shqiptarë të zhvillojnë aftësitë apo pasionin e tyre në shkencat kompjuterike dhe kodim jo vetëm përmes zhvillimit të trajnimit në shkolla, por edhe duke ofruar live stream përmes kanaleve dixhitale, në mënyrë që të përfshihen sa më shumë të rinj, duke theksuar edhe njëherë përgjegjësinë sociale të korporatës, në kuadër të axhendës së digjitalizimit tek të rinjtë shqiptarë.

Vetëm gjatë muajit Dhjetor, rreth 3000 nxënës, gjysma prej të cilëve vajza, do të përfshihen në këtë program dhe do të trajnohen nga vullnetarë dhe punonjës të Vodafone Albania në ambientet e shkollave 9- vjeçare, të mesme dhe profesionale të kryeqytetit dhe rretheve.

Trajnimet nisën këtë javë në Vlorë, në laboratorët e Shkollës Industriale “Pavarësia” të sapo pajisura, ku rreth 300 nxënës të shkollave 9- vjeçare dhe të mesme morën trajnime të vlefshme mbi gjuhën kompjuterike dhe kodimin.

I gjithë trajnimi u transmetua në live stream, në rrjetet sociale, ku pati një interes dhe shikueshmëri të lartë.

Ora e Kodimit është një lëvizje botërore e filluar nga OJF Code.org e cila ka prekur dhjetra milionë të rinj në mbi 180 vende të botës. Ora e Kodimit është krijuar për të çmitizuar kodimin dhe për të inkurajuar të gjithë të mësojnë bazat. Minecraft është i lumtur që është bashkuar me code.org dhe Filantropët e Microsoft, për t’i sjellë të rinjve një mundësi në mësimin e bazave të kodimit nëpërmjet një marke që ata e njohin dhe admirojnë.

Hour of Code, është iniciativa e rradhës e mbështetur nga Vodafone Albania në kuadër të fuqizimit të të rinjve në profesione të lidhura me teknologjinë. Në Tetor, Vodafone Albania prezantoi iniciativën #codelikeagirl, nëpërmjet të cilit 12 vajza nga shkolla të ndryshme u bënë pjesë e kursit 5-ditor mbi programim dhe gjuhën kompjuterike, aftësi të domosdoshme për një karrierë në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Trajnimet, do të vijojnë edhe në muajt në vijim, si një trajnim i çertifikuar nga Vodafone, kompania lider i zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0039892196655273