INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vonohet numërimi, reagon KQZ: S'mund të tolerohet

Vonohet numërimi, reagon KQZ: S'mund të tolerohet

Publikuar më: 09:31 26-06-2017

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ.
Kreu i KQZ, Klement Zguri në një mbledhje të fundit u shpreh se KQZ do kontaktojë me urgjencë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.
Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cënon procesin e votimit.

Kundër shtyrjes së numërimit u shpreh dhe nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

“Në rastet kur numëruesit janë larguar, Kodi është i qartë: Numërim fillon dhe vazhdon në mënyrë të pandërprerë, partitë të zëvendësojnë numëruesit. Largimet me gati 10 orë janë jo të papranueshme, por gati shpërdorim detyrë. Çfarë është kjo? Do të vij në orës 5! Ku e dimë ne që ata do të vijnë? Ke marrë një detyrë përsipër, përmbushe”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652