Gjykata Penale në Tiranë ka vendosur sot masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.
Bëhet fjalë për të riun që u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Griselda Gjikolaj. Ndërsa autori i dyshuar që ka kryer vrasjen, Robert.P, është shpallur në kërkim.
Mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë mbeti e vdekur 17-vjeçarja Gjikolaj si dhe i plagosur i dashuri i saj Erion Benga. I arrestuari është Roland Muzhaqi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Burime nga Policia thanë dje se Prokuroria kishte firmosur urdhër ndalimi për Muzhaqin, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë.