Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për të zbuluar autorët e vrasjes së Aleksandër Ndokës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku dy persona të panjohur janë afruar dhe në momentin kur viktima ka dal nga makina për të shkuar në banesë kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash.
Sipas dëshmive të para të familjarëve, ata kanë treguar se zhurmat plumbave iu janë dukur si fishekzjarrë.
Menjëherë pas ngjarjes forca të shumta policore nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes.
Deri tani ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
48 – vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.