INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë në Mat, familjarët e Kujtim Koxhës frikë nga gjakmarrja

Vrasja e trefishtë në Mat, familjarët e Kujtim Koxhës frikë nga gjakmarrja

Publikuar më: 11:36 16-10-2018

"Jam i rënduar emocionalisht dhe nuk mund të flas. Vendosni si të jetë ligji”. Këto janë fjalët që ka thënë ditën e djeshme në sallën e gjyqit, Kujtim Koxha, i cili pasditen e së enjtes bëri masakër duke vrarë tre punonjësit e bashkisë së Matit dhe plagosur një tjetër.

Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë shtetasit: Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi si dhe mbeti i plagosur, Astrit Hani 40 vjeç.

Nga kjo ngjarje e rëndë mësohet se familja e Kujtim Koxhës është larguar nga fshati Shëlli ku banonin pasi janë të frikësuar nga një gjakmarrje e mundshme. Gazeta Shqiptare bën me dije se katër fëmijët e Koxhës, bashkë me vëllezërit e tij, janë larguar nga fshati. Ndërkohë në banesën e 51-vjeçarit ndodhet vetëm bashkëshortja, e cila ruhet nga forca policore, pas mbrojtjes që u vendos për këtë familje. Gjithashtu, mësohet se nga policia ruhet edhe vëllai tjetër i Kujtim Koxhës, i cili jeton në Mamurras.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594