INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja mafioze e gazetarit trazon qeverinë, dorëhiqet kryeministri sllovak

Vrasja mafioze e gazetarit trazon qeverinë, dorëhiqet kryeministri sllovak

Publikuar më: 09:26 15-03-2018

Kryeministri sllovak Roberto Fico ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.

Ndërsa komunikimi zyrtar pritet të jepet këtë të enjte.

Vendimi vjen tre javë pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuçiak, e cila  shkaktoi një krizë në qeveri.

Të martën, partitë e opozitës sllovake, kishin depozituar një mocion mosbesimi kundër qeverisë së koalicionit të drejtuar nga Fico.

Ky i fundit ia ka njoftuar vendimin e tij presidentit Andrej Kiska.Pasi të lërë postin e kryeministrit, kreu i shtetit duhet të formojë qeverinë e re, por pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Fico e ka bazuar dorëheqjen e tij, duke rrëzuar kështu edhe koalicionin qeverisës.

Sipas kryeministrit e drejta për të emëruar kreun e ri të qeverisë, i takon partisë së tij (Social-demokratët).

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338