INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja mafioze e shqiptarit në Spanjë, zbulohen prova të reja

Vrasja mafioze e shqiptarit në Spanjë, zbulohen prova të reja

Publikuar më: 15:26 13-09-2018

Një javë pas vrasjes së shqiptarit Fatmir A. në Spanjë, zbulohen prova të reja që pritet të çojnë në zbardhjen e krimit. Mediet lokale spanjolle shkruajnë se policia dhe hetuesit kanë gjetur një makinë të djegur nën urën “Riudecanyes”. Rezulton se është e njëjta e përdorur në vrasjen e shqiptarit në lagjen “Carrilet Reus“, në provincën e Terragonës në Katalonjë. Dyshimet e hetuesve janë se pas krimit, autoret i kanë vënë flakën makinës poshtë urës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kanë përdorur një tjetër makinë për të vijuar arratinë. Brenda makinës së djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Pistoleta është duke u analizuar në departamentin e balistikës për të zbuluar nëse është përdorur në vrasjen e shqiptarit. Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse ky zbulim mund të jetë çelësi i parë drejt zgjidhjes së çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0020880699157715