INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ''ish-bllok'', arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të largohej nga Shqipëria

Vrasja në ''ish-bllok'', arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më: 20:51 05-10-2018

Policia ka ndaluar në Kakavijë në tentativë për tu larguar për në Greqi një nga autorët që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Mësohet se Gledo Shpëtim Hoti, 37-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Mësohet se Hoti është pjesë e Forcave Komando dhe ka qenë i pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja, por nuk ka qenë i përfshirë në konflikt

Ndërkohë në komunikatën e shpërndarë sot nga policia ku njoftohej tre emrat e shpallur në kërkim emri i tij nuk përmendej.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439