INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok! Zbulohet se ka dhe një të plagosur të tretë

Vrasja në ish-bllok! Zbulohet se ka dhe një të plagosur të tretë

Publikuar më: 09:16 05-10-2018

Sot kanë dalë në dritë të dhëna të reja nga nga atentati i një nate më parë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hasa.
Po sot mësohet se nga përplasja e mbrëmshme me armë ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ndodhet në një spital privat për të marrë mjekime.
Dy të plagosurit e tjetër Ervis Martinaj dhe Laert Hasa ndodhen tek Spitali i Traumës, i cili mbahet i blinduar nga FNSH dhe Forcat RENEA. Ndërsa policia ka shoqëruar për të pyetur rreth ngjarjes së rëndë 20 persona.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617