INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Pogradec, autori vuante nga depresioni. Çifti në gjendje të vështirë ekonomike

Vrasja në Pogradec, autori vuante nga depresioni. Çifti në gjendje të vështirë ekonomike

Publikuar më: 14:46 24-09-2017

Zbulohen detaje të reja nga Krimi i rëndë i ndodhur sot në familjen Mekolli në Pogradec. Autori i dyshuar i krimit Bashkim Mekolli mësohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet që vrasja të jetë kryer pas një konflikti mes bashkëshortëve. I ati i autorit ka treguar se midis çiftit kishte shpesh konflikte të tilla. Për shkak të depresionit, të të birit dhe gjendjes së keqe ekonomike ku ndodhej familja, babi i autorit i kishte strehuar ata në shtëpinë e tij së bashku me djalin 16-vjeçar.“Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”- ka rrëfyer babi i autorit të dyshuar të krimit të rëndë.Bashkim Mekolli është shoqëruar në polici pas vrasjes së gruas së tij Demirka Mekollit por për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka qenë e vështirë të merret një rrëfim prej tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se vrasja të ketë ndodhur në grindje e sipër. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në fshatin Blacë, ku Bashkim Mekolli 49-vjeçari vrau gruan e tij me mjete prerëse, thikë dhe sqepar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049