INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Vlorë/ Fqinja: Dhunues dhe i papunë, ajo e fali për hir të fëmijëve...

Vrasja në Vlorë/ Fqinja: Dhunues dhe i papunë, ajo e fali për hir të fëmijëve...

Publikuar më: 13:35 06-02-2019

Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen e Vlorës, ku një burrë mbyti gruan e tij me duar dhe më pas preu damarët e tij me thikë në gjendje të rënduar psikologjike.

Banorët e lagjes, fqinjë të familjes Lera kanë treguar se Teodor Lera, të cilit të gjithë i thërrisnin Todi,
ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij Eva, derisa mesditën e sotme i mori dhe jetën.

Një prej tyre tregon për OraNews se ai një vit më parë ishte proceduar për dhunë në familje, por denoncimi ishte tërhequr nga vetë bashkëshortja.

“Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ata jetojnë prej 5 vitesh në shtëpinë e vëllait të tij në Vlorë. Por ishte shumë xheloz. Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli emigrant dhe vajza e vogël studente. Ziheshin gjithmonë dhe ai e dhunonte. Thonë se ka qenë i dënuar dhe kjo thoshe për hatër të fëmijëve do ta fal. Edhe nuk punonte, vetëm kjo çfarë punonte te dyqani gjithë ditën.

Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krihte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda. Kanë ardhur nga Bunavia që të punonte dhe ai. Se shtëpinë e tyre e kishin në Bunavi”, tregoi fqinja e familjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607