INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja tek Liqeni, rrëfehet miku i autorit: Ja si u ekzekutua Haxhiu

Vrasja tek Liqeni, rrëfehet miku i autorit: Ja si u ekzekutua Haxhiu

Publikuar më: 17:03 17-03-2019

Arrestohet personi që akuzohet se shoqëronte autorin e dyshuar të vrasjes së Haxhi Baçinozit, një natë më parë te Liqeni Artificial. Ai është Myfar Pasha, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Nga hetimet rezulton se 56-vjeçari ka qenë me autorin e vrasjes, kur Islam Myslaj qëlloi mbi 62-vjeçarin Haxhi Baçinozi, në sy të djalit të tij të mitur. E tashmë ai është ndaluar nga policia për moskallëzim krimi.

56-vjeçari Pashaj, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Sipas tij viktima, Haxhi Baçinozi, dhe autori, Islam Myslaj, ishin takuar rastësisht në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për problemet e vjetra mes tyre për një biznes të përbashkët që e kishin mbyllur.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro mes të dyshuarit dhe viktimës, ka qenë arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Pas debateve Islami e ka qëlluar fillimisht njëherë me një plumb dhe kur Haxhiu është rrëzuar, ai ka qëlluar edhe me dy plumba të tjerë”. mësohet të ketë thënë në polici Pashaj, i cili dyshohet se është mik i autorit Islam Myslaj.

Aktualisht policia vijon kërkimin për kapjen e autorit Islam Myslaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926