Një burrë dhe një grua u vranë në mëngjes nga kushëriri i tyre që njëheresh e kishin dhe fqinj, në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Çifti i bashkëshortëve, Aleks dhe Afërdita Kosta, 62 dhe 48 vjeç u përfshinë fillimisht në një konflikt me vrasësin për një mur ndarës. Autori i krimit, Apostol Kosta, 70 vjeç, i qëlloi me një kallashnikov që mbante pa leje. Vrasësi qëlloi edhe veten në përpjekje për t’i dhënë fund jetës, por vetëm u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.
Aleko Kosta është saksofonist, ndërsa bashkëshortja e tij, mësuese, të dy të dashuruar pas njeri-tjetrit falë muzikës së pari.
Ata janë shfaqur tek programi "E dila shqiptare" në rubrikën "Ka një mesazh për ty", si "miqtë" dhe të ftuarit e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea për të për t'i përcjellë njeri-tjetrit dhe mbarë shqiptarëve, mesazhin e dashurisë dhe të pasionit për gjërat e bukura të jetës.