INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje në Greqi! Shqiptari vret të bijën se nuk pajtohej me kombësinë e partnerit të saj[FOTO]

Vrasje në Greqi! Shqiptari vret të bijën se nuk pajtohej me kombësinë e partnerit të saj[FOTO]

Publikuar më: 09:01 03-01-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar ka vrarë vajzën 28 vjeçare, e identifikuar si A.Pjetri dhe makabriteti vijon, pasi e ka varrosur më pas mbrapa shtëpisë.

Shkak i vrasjes, dyshohet të ketë qenë lidhja e vajzës me një afgan.
Sipas mediave vendase gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme orën 21:00 në Korfuz, ku 28-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi. Ishte partneri i huaj i vajzës, që denoncoi zhdukjen e saj, duke e argumentuar me faktin se 28-vjeçarja mund të ishte vrarë sepse babi i saj nuk e miratonte lidhjen e tyre. Autoritetet kanë filluar më pas kërkimet në orët e para të mëngjesit. Të afërmit i thanë policisë se ishte babai i saj që e kishte parë për herë të fundit.
Ndërkohë, ka qenë vetë autori, i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e viktimës. Trupi i 28-vjeçares është transferuar në morg, ku rezulton se 28 vjeçares i janë gjetur shenja dhune në trup.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646