INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet në protestën e 21 janarit, Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepte dhe gishti im

Vrasjet në protestën e 21 janarit, Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepte dhe gishti im

Publikuar më: 22:33 05-03-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Real Story” deklaroi se ndjen keqardhje për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku në protestën e opozitës së asaj kohe mbetën në bulevard 4 të vrarë. Çështjen ndaj të riut po e ndjek prokuroria e cila po heton të riun nën akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Përballë Sokol Ballës Berisha tha se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj Prokurorisë, për të cilën ai tha se është institucioni më i inkriminuar.

“Prokuroria e Shqipërisë ka qenë institucioni me i inkriminuar, ndoshta më i përafërti me atë të diktaturës, jo politike por në biznes. Sa herë kam denoncuar unë shitjen e dosjeve nga prokurorët. Çdo dosje dilte në media. Pra prokuroria e Shqipërisë ka të drejtën ligjore që të nisë çdo hetim.Unë këto fjalë i kam thënë në mënyrë të përsëritur disa herë. Këto fjalë janë thënë shumë herë, sepse unë kam pasur informacione se çfarë tregtie të ndyrë bënin ata me dosjet e kriminelëve.” – tha Berisha në studio.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656