INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet në seri, ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen

Vrasjet në seri, ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen

Publikuar më: 09:41 03-05-2019

Protestat dhe thirrjet publike të bëra në Qipro për shkak të vrasjes së shtatë grave kanë bërë që ministri i Drejtësisë në vend të japë dorëheqjen.

“E informova Presidentin e Republikës se po jap dorëheqje për shkak të ndjeshmërisë politike”, tha ministri Nicolaou para gazetarëve.

Ionas Nicolaou dorëzoi dorëheqje te presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, i cili tha se Nicolaou nuk ishte përgjegjës për rastet, por dha dorëheqje për shkak të “ndjeshmërisë politike” të tij.

Oficeri ushtarak grek Nikos Metaxas, 35-vjeçar, ka pranuar se ka vrarë shtatë gra të huaja, përfshirë edhe dy vajza.

Të gjitha viktimat ishin gra emigrante që kishin ardhur në Qipro për të punuar. Administrata e Qipros kërkoi ndihmë nga ekspertët britanikë për rastin e vrasësit serik që u etiketua si rasti i parë i këtillë në ishull.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994