INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau bashkëshorten dhe kunatën, po ku ndodhen sot fëmijët e çiftit

Vrau bashkëshorten dhe kunatën, po ku ndodhen sot fëmijët e çiftit

Publikuar më: 14:21 08-01-2019

Dy fëmijët e mitur të Gazment Mustës, 32-vjeçari i cili vrau me dy janar me thikë buke gruan Gentjana Çaushaj dhe kunatën Milisa, janë strehuar në fshatin SOS.

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se vajza 7 vjeçare dhe djali 3 vjeç nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre.
Kapllanaj: Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur.
Kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi dramën, që po kalojnë familjarët e dy motrave të vrara.
Kapllanaj: Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit.
32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.
Sipas Ora News, ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564