INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau parukieren / Autori: Ja pse e vrava Etlevën

Vrau parukieren / Autori: Ja pse e vrava Etlevën

Publikuar më: 11:53 12-11-2016

31 vjeçari Alfred Bardhok Nikolli, që vrau parukieren në Lezhë, pasi ka rënë në duart e policisë, ka ngritur edhe  dëshminë e tij të parë. Ai ka pohuar se nuk ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur. Burime pranë policisë lokale thanë se i riu u ka pohuar oficerëve se ishte i pafajshëm, duke pretenduar se po largohej për t’u fshehur me mendimin se ai ishte personi i parë që do dyshohej se kishte kryer vrasjen dhe do të vihej në kërkim policor.

Por në të vërtetë, ai ëhstë plagosur teksa po mundohej t’i fshihej policisë pasi këta të fundit ishin vënë në ndjekje të tij.

Por, pasi është dorëzuar para hetuesve të çështjes, dëshmia e tij ka marrë një rrjedhë tjetër. Burimet  sqaruan më tej, se 31-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por i kishte shkuar në dyqan që të bisedonte me të.

“Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi”, ka thënë 31- vjeçari. Më tej, i ndodhur në gjendje të rëndë mendore, ai ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por sipas tij kjo ndodhi në një çast dobësie. Ai e vrau Elteva Ndoken per motive banale, pasi kishte patur nje lidhje intime me te dhe nuk pranonte ndarjen. Nikolli u arrestua ne rrethinat e Mirdites.

Sipas Policisë, autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet, ku ai ka braktisur edhe mjetin. Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, V.N. që është shpallur në kërkim gjithashtu. Pasi ka pikasur policinë, autori ka zbritur në një përrua, por është kapur nga efektivët. 

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596