Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, xhaxhai vret nipin me thikë përpara prindërve të tij.
Për një çështje shumë të pavlerë xhaxhai vrau nipin 33-vjeçar. Skena e rëndë është parë edhe nga bashkëshortja, vajza dhe babai i viktimës, të cilët kanë pësuar tronditje të thellë psikologjike. I marrë në pyetje nga policia e Shkodrës, 62-vjeçari ka deklaruar: ‘Isha në gjendje të pirë dhe unë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur në shtëpinë time. Nuk e di se çfarë ka ndodhur... di vetëm që kemi debatuar dhe s’mbaj mend nga rrëmuja që është bërë në kuzhinë.’
Xhaxhai kriminel është mjaftuar me justifikimin se ishte i pire, policia e ka arrestuar menjëherë Bujar Kuçin ku pritet të dalë në gjyq dhe të dënohet për krimin e bërë.