INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vriten 45 anëtarë të ISIS në Siri. Midis tyre edhe drejtues të lartë

Vriten 45 anëtarë të ISIS në Siri. Midis tyre edhe drejtues të lartë

Publikuar më: 16:45 23-06-2018

Në një sulm ajror të forcave irakiane, të kryer gjatë një mbledhjeje të anëtarëve të Shtetin Islamik në Sirinë fqinjë, janë vrarë 45 anëtarë të grupit terrorist.  Ushtria irakiane ka njoftuar sot se në mesin e të vrarëve janë edhe disa zyrtarët të lartë të ISIS-it. Sulmi është kryer me aeroplan luftarak F-16 dhe janë shkatërruar tri shtëpi që ishin të lidhura me tunel në qytetin e Hadzin, ku mbanin takim udhëheqësit xhihadistë.
“Avionët luftarakë të Irakut F-16 kryen një "operacion të suksesshëm që synonte udhëheqësit e Daesh (ISIS)" të premten në rajonin e Hajinit, në provincën lindore të Sirisë Deir Ezzor” thuhet në një deklaratë që ushtaria shpwrndau pwr mediet.
Hajin, rreth 50 kilometra nga kufiri i Irakut, është qendra më e madhe që ndodhet edne nën kontrollin e ISIS në Siri. Muajin e kaluar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se së paku 65 anëtarë të lartë të Sshtetit Islamik jetojnë në Hajin. Qyteti është rrethuar nga Forcat Demokratike të Sirisë, një aleancë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të luftëtarëve kurdë dhe arabë, thotë monitoruesi.

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501