INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç i vendos kushte BE-së! Ja për çfarë…

Vuçiç i vendos kushte BE-së! Ja për çfarë…

Publikuar më: 15:13 07-10-2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për Reuters duket se ka vendosur të kushtëzojë BE-në. Ai tha se do të kërkojë garanci që nëse vendi i tij do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2025, Serbia do të arrijë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Kosovën fqinje. “Përpara se ne të nënshkruajmë një marrëveshje me Prishtinën, Serbia duhet të garantohet se do të bëhet një shtet i Bashkimit Europian në vitin 2025,” tha Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç sqaroi se Beogradi dhe Prishtina mund të arrijnë në një marrëveshje, për shkak të dallimeve të shumta që kanë vendet e tyre për 10 vjet.

“Ndonjëherë më vjen të qesh kur dëgjoj njerëzit që i thjeshtojnë gjërat aq shumë, saqë madje i kanë vënë edhe një datë të caktuar nënshkrimit të marrëveshjes. Madje thonë edhe se tre fshatra do të këmbehen me tre”, theksoi Presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka shtuar se nëse do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshje me Prishtinën, ajo do të ishte e përgjithshme që do të përfshijë jo vetëm marrëdhëniet midis tyre dhe shqiptarëve në Kosovë, por do të duhej të përfshijë edhe një rezolutë për avancimin drejt BE-së dhe më tej për zhvillimin ekonomik.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562