INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç ngre në piedestal Turqinë, ministrat turq shpërthejnë në...

Vuçiç ngre në piedestal Turqinë, ministrat turq shpërthejnë në...

Publikuar më: 07:34 08-05-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Turqia është forca më e madhe dhe shteti më i fuqishëm në Ballkan, duke shtuar se mendimi i Turqisë është i rëndësishëm.  Anadolu Agency raporton se 

Vuçiç dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.

Presidenti serb tha se në asnjë vend nuk është pritur sikurse në Turqi, duke e falënderuar presidentin turk për këtë. Duke folur për tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016, Vuçiç tha se vendi i tij asnjëherë nuk aprovon aktetet kundër subjekteve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

"Prandaj, ne shprehëm haptazi kundërshtimin tonë dhe dënuam sulmin ndaj demokracisë së Turqisë atë natë të tradhtisë. Ne kemi respekt edhe për të drejtën ndërkombëtare, edhe për rendin ligjor të çdo shteti anëtar të NATO-s. Kur sot vizituam parlamentin, nuk mundëm të besojmë se ai ishte sulmuar", deklaroi Vuçiç.

Ai theksoi se investitorët turq bëjnë biznes në shumë qytete të vogla të Serbisë, të cilët, sipas tij, janë duke shkuar drejt një ardhmërie të mirë. Ai u shpreh se mes dy vendeve do të zhvillohen punime edhe në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Presidenti serb tha se punimet për ndërtimin e rrugës mes Beogradit dhe Sarajevës janë shumë të rëndësishme edhe për serbët, edhe për boshnjakët.

"Shpreh urimet e mia për projektin "Rrjedha Turke". Nëse ndërpritet lidhja e gazit me Ukrainën, ne do të jemi edhe më të lidhur. Do të punojmë në çdo fushë. Jo vetëm në atë të ekonomisë, por edhe në atë shoqërore, sportive dhe fusha të tjera", shtoi Vuçiç.

Më tej, Vuçiç tha se numri më i madh i turistëve në Serbi vijnë nga Turqia dhe shprehu dëshirën për të rritur numrin e turistëve mes dy vendeve në vitin 2018.

Ai falënderoi Turqinë për "sigurinë dhe paqen' që ka ofruar në Ballkan.

I pyetur se sa do të kontribuojë bashkëpunimi Turqi-Serbi në paqen në Ballkan, Vuçiç tha: "Turqia është forca dhe më e madhe dhe shteti më i fuqishëm në Ballkan. Është e rëndësishme se çfarë mendon Turqia".

Ai deklaroi se vendi i tij i jep rëndësi asaj që mendon Turqia, Rusia, SHBA, Kina dhe Bashkimi Evropian.

"Turqia është në Ballkan dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme. Nëse njerëzit nuk e mendojnë ndikimin e Turqisë, posaçërisht në shtetet e tjera, jo vetëm si politik, por në fushën e investimeve, atëherë mua nuk më ngelet të them më tepër. Rrjedhimisht, marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë të rëndësishme për garantimin e partneritetit, paqes dhe sigurisë", tha presidenti serb.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322