INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç qëndron dy ditë në Kosovë, ç’pritet të ndodh [AXHENDA]

Vuçiç qëndron dy ditë në Kosovë, ç’pritet të ndodh [AXHENDA]

Publikuar më: 07:57 08-09-2018

Edhe pse takimi mes presidentit Thaçi dhe Vuçiç dështoi në Bruksel, ky i fundit është i vendosur për të vizituar këtë fundjavë Kosovën ku dotë qënddrojë dy ditë.

Më herët presidenti serb Vuçiç kishte marrë një lejë nga autoritetet kosovare për të udhëtuar në Kosovë gjatëkësaj të shtune , por pas refuzimit të takimt të Brukselit, u përfol mbi mundësinë e anulimit të kësaj lejeje.

Fillimisht u vendos kufizimi i itinerarit të Vuçiçit në Kosovë, por më pas autoritetet kosovare kanë vendosur që vizita e presidentit serb në Kosovë të kryhet sipas kërkesës së tij, duke përfshirë edhe një vizitë në liqenin e Ujmanit.

Mësohet se ndryshimi i vendimit paraprak është bërë pas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të Ambasadës Amerikane, që ka kërkuar shmangien e tensionit ndërmjet dy shteteve.AXHENDA

Vuçiç do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.
Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.
Në ora 15:40 në Leshak.
Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.
Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.
Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109