INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Tërheqja e personelit nga Shkupi u bë për shkak të kundërspiunazhit

Vuçiç: Tërheqja e personelit nga Shkupi u bë për shkak të kundërspiunazhit

Publikuar më: 13:26 21-08-2017

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se organet kompetente serbe konfirmuan dhe vërtetuan se kundër Serbisë është bërë veprimtari kundërzbulimi dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli nga Ambasada serbe në Maqedoni. “Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve. Ai rekomandoi se megjithatë Serbia do të vazhdojë që të kultivojë marrëdhënie miqësore me Maqedoninë. “Për shtatë deri dhjetë ditë gjërat do të jenë më të qarta”, theksoi presidenti. Më herët, portali rus që publikohet në Serbi “Sputnjik” doli me teorinë se shkak për këtë është bërë fakti se “qeveria maqedonase ka formuluar një propozim për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Kjo është një ndër arsyet se pse Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada në Shkup për konsultime urgjente, transmeton një tjetër media në Beograd.

Article Logic
Execution time: 0.004270076751709