Washington Post raporton një tjetër skandal të presidentit Donald Trump. Në shkrim shkruhet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka patur një sjellje agresive ndaj kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull. Sipas të përditshmes amerikane, presidenti i ka folur me tone të larta kryeministrit Turnbull dhe më pas i ka mbyllur telefonin. Shkak është bërë insistimi i Turnbull për të lënë të paprekur marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Australisë dhe SHBA –së nën administratën e ish Presidentit Obama.