Shpesh jemi penduar për mesazhe të caktuara të dërguara në aplikacionin më popullor të komunikimit. Pikërisht për këtë What'sApp krijon një update që do tu pëlqejë të gjithëve.
Aplikacioni i përdorur masivisht për shkëmbimin e mesazheve WhatsApp po punon për një opsion të ri që do t’u mundësojë shumë personave të shmangin situata e sikletshme. Ndodh shpesh që pasi dërgoni një mesazh, pendoheni për përmbajtjen e tij. Pikërisht opsioni i ri i WhatsApp do të lejojë fshirjen e përmbajtjes apo përpunimin e saj para se marrësi ta lexojë atë.
Aktualisht, ky opsion po ofrohet për disa përdorues të iPhone si test, ku përveç “send” ata kanë dhe mundësinë “edit” dhe “revoke”.
Aktualisht ju mund ta fshini një mesazh të dërguar, por marrësi e lexon atë.