Mirëmbajtja dhe ofrimi i shërbimeve për përdoruesit e WhatsApp për sistemet BlackBerry dhe Symbian të Nokia-s, janë një barrë për kompaninë.
Për këtë arsye, WhatsApp njoftoi përmes një komunikate zyrtare se do të ndërpresë ofrimin e shërbimit për të gjithë klientët që kanë këto pajisje në fillim të vitit 2017.
“Synimi ynë është që të përqendrohemi tek klientët tanë më të shumtë për t’u ofruar atyre risitë më të fundit, ndaj nga 2017 do të përqendrohemi vetëm tek sistemet e operimit iOS dhe Android”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Kjo lëvizje e kompanisë mbërrin pak ditë pas arritjes së 1 miliardë përdoruesve në gjithë botën dhe njoftimit për ofrimin e shërbimit të përhershëm falas.
WhatsApp u ble nga Mark Zuckerberg për shifrën rekord prej 19 miliardë dollarësh në tetor të vitit 2014. Në atë kohë, kompania numëronte pak më shumë se 500 milionë përdorues.