INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp së shpejti i ndaluar për minorenët nën 16-vjeç

WhatsApp së shpejti i ndaluar për minorenët nën 16-vjeç

Publikuar më: 09:58 17-08-2019

Fëmijët nën moshën 16 vjeç që jetojnë në Bashkimin Evropian nuk do të lejohen të përdorin aplikacionin WhatsApp.

Kjo është ajo që raporton në faqen e internetit WaBetaInfo, sipas së cilës krijuesit e platformës së famshme të mesazheve janë duke studiuar një sistem për të parandaluar përdorimin nga ata që nuk plotësojnë kërkesën e të dhënave personale.

Në teori përdorimi i WhatsApp brenda BE-së, kufizohet për ata që janë nën 16 vjec.

Një limit që deri më tani ka mbetur vetëm teorik, por që duket se do të bëhet i efektshëm. Në përditësimin e fundit të WhatsApp do të kishte në të vërtetë gjurmë të një sistemi për të "ndaluar" nga platforma ata që nuk plotësojnë kërkesën e të dhënave.

Është ende e paqartë se si do të jetë e mundur të verifikohet mosha e përdoruesve: dikush flet për një kalim të mundshëm të informacionit në Facebook dhe Instagram, nga i cili do të ishte e mundur, në shumë raste, të lidhej numri i telefonit me të dhënat personale.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262