INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wikileaks publikon 300 mijë e-maile të partisë së Erdoganit

Wikileaks publikon 300 mijë e-maile të partisë së Erdoganit

Publikuar më: 10:11 20-07-2016

Pas paralajmërimeve, “WikiLeaks” ka publikuar 294,546 emaile së bashku me mijëra fotografi të bashkangjitura në 762 biseda dhe kuti postare që dyshohet se i përkasin partisë AKP të Presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan.

“WikiLeaks” tha se mori nën kontroll emailin e partisë AKP një javë para grushtit të shtetit të dështuar të së premtes.

“WikiLeaks” ka ecur përpara me orarin e publikimit në përgjigje të spastrimeve  të kryera  pas grushtit të shtetit të qeverisë- shkruante faqja zyrtare- Ne kemi verifikuar se materialet dhe burimet tona nuk janë të lidhura në asnjë mënyrë me tentativën për grusht shteti, ose me ndonjë  një parti rivale politike”,  tha organizata.

Emaili më i fundit është dërguar më 6 korrik  2016 ndërsa bisedat më të vjetra  fillojnë që nga viti 2010.

“Duhet të theksohet se emailet e publikuara janë përdorur kryesisht për trajtimin e  cështjeve ndërkombëtare, në krahasim me çështjet e brendshme më të ndjeshme,” tha WikiLeaks në faqen e saj zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0019910335540771