INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
William E. Ryerson: Mesazhi i një miku të vjetër nga Amerika për PD

William E. Ryerson: Mesazhi i një miku të vjetër nga Amerika për PD

Publikuar më: 09:17 16-06-2016

I zhgënjyer nga opozita Shqiptare për qëndrimin e saj për reformën në drejtësi. Kështu shprehet në një letër publike Ambasadori i parë Amerikan në vendin tonë pas shembjes së regjimit komunist William E Ryerson.
Në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, Ambasadori William E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë i kërkon lidershipi politik.
Letër redaktorit të gazetës “Illyria”:
William E. Ryerson:
“Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387