INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj distancohet nga përgjimet e italianëve për Habilajt

Xhafaj distancohet nga përgjimet e italianëve për Habilajt

Publikuar më: 10:27 18-10-2017

Ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj, pas konferencë kundër trafikimit ka folur për herë të parë për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku trafikantët e drogës përmendin dhe ish-ministri Saimir Tahiri.
Xhafaj tha se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Sipas tij, çështja është iniciuar nga drejtësia italiane dhe se nuk ka pse flet ministri.
“Është një çështje që nuk i përket Policisë së Shtetit, i përket drejtësisë, është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Unë bëj pjesë tek ata njerëzit që nuk kam qejf të flas pa fund dhe për asgjë. Në këtë rast, kur flet drejtësia, kur janë çështje që i përkasin drejtësisë, s’ka pse flet ministri”, deklaroi ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441