INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj ende në detyrë, edhe të dielën shkon në ... [FOTO]

Xhafaj ende në detyrë, edhe të dielën shkon në ... [FOTO]

Publikuar më: 11:36 28-10-2018

Një ditë më parë Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, një vendim i papritur ky që rindezi sërish politikën në vend.

Por mesa duket ish-ministri ka ende për të përmbyllur disa punë, pasi këtë të dielë është parë të punojë në zyrën e tij pranë ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.

Dorëheqja e tij u pranua si nga kryeministri Rama dhe u firmos shumë shpejt edhe nga presidenti Meta.

Por Xhafaj nuk do të largohet nga detyra tejet e rëndësishme derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament.

Deri më tani Xhafaj nuk ka dhënë asnjë arsye se përse mori këtë vendim por në një postim në rrjetin social twitter u shpreh se nuk është ndikuar nga askush për të dhënë dorëheqjen.

xhafaj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268