INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj: Të larguarit nga policia mund të rikthehen, por vetëm me një kusht

Xhafaj: Të larguarit nga policia mund të rikthehen, por vetëm me një kusht

Publikuar më: 16:46 18-04-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në forumin qytetar për Sigurinë në qarkun e Dibrës, ku tha se arsyet që luftohet kanabisi nuk është bima, por janë dy arsye të tjera.

“Bie dakord që është një e keqe e madhe, 25 vjet që duhet të na bëjë të mos ndjehemi mirë, pavarësisht se kujt krahu politik i takojmë në këtë vend, është kultivuar kanabis. Këtu nuk është te bima e pasojat në vetvete, por mbi të gjitha dhe kjo është arsyeja kryesore pse kemi hyrë në luftë pa kompromis me këtë gjë, sepse është shfrytëzuar nga disa grupe kriminale për tu fuqizuar ndër vite, dhe nga ana tjetër ka shndërruar tek brezi i ri, të rinjtë, kulturën se mund të pasurohesh shumë më lehtë në jetë dhe duke sakrifikuar diçka nga jeta jote, duke kaluar përmes burgut që të pasurohesh”, tha Xhafaj.

Ndër te tjera duke u ndaluar tek procesi i Vettingut në polici, Xhafaj shtoi se të gjithë të larguarit nga rradhët e policisë mund të rikthehen por vetëm me kushtin nëse kalojnë Vettingun në Polici.

“Figura e policit është dinjiteti i shtetit, polici është përplasja e parë e imazhit, e forcës dhe e shërbimit. Kjo është edhe arsye që ne kemi filluar një proces, qe është vetting. Jo një proces që duam të ikin ca e të vijnë ca, por e kemi ndërtuar në mënyrë të tillë që ata që nuk janë në polici mund të rikthehen, mjafton të kalojnë vettingun”, u shpreh Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0030279159545898