Ylli Manjani është detyruar të braktis pushimet e tij në bregdetin e Sarandës, e shkak për këtë është bërë ndotja e madhe.
Ngjarjen e ka deklaruar vet ish ministri nëpërmjet një statusi në facebook ku shkruan se për 7 vite me radhe ka hasur të njëjtin problem me erën e keqe të plehrave që nuk i mbledhin.
“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! Betejë me bashkinë por edhe me qytetarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra… Rezultati 0. Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…”,- shkruan Manjani.