INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zanafilla e ditës së punëtorëve, 1 Maji

Zanafilla e ditës së punëtorëve, 1 Maji

Publikuar më: 08:14 01-05-2017

Në datën 1 maj në mbarë botën festohet dhe protestohet që prej vitit 1891 edhe pse përpjekjet për një ditë të tillë të shënuar ku simbolizohet mbrojtja e të të drejtave të punëtorëve ka zanafillën më të herëshme. Disa shtete e quajnë  “Dita e Punëtorëve”,  të tjerë“Dita e Punës” ose “Festa e Punëtorëve”.
1 Maji është një festë ndërkombëtare që celebron arritjet e punëtorëve dhe synon angazhimin e sa më shumë sindikatave me qëllim përmirësimin e kushteve të punës.
Ka qënë Australi që ka nisur e para lëvizjet përmes parullës “8 orë punë, 8 orë gjumë, 8 orë dëfrim”.
Ndërsa si ditë me përmasa botërore 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866.

“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbysni sot”.

Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në Sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.
Në tetorin e vitit 1884, Federata e Sindikatave të Organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve, caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi përtej së cilës punëtorët amerikanë do refuzonin të punonin më shumë se 8 orë në ditë.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.
Në Shqipëri pavarësisht simbolikës që ka kjo datë në kalendar konsiderohet si një dite feste dhe pushimi dhe vetëm gjatë vitet e demokracisë kanë nisur edhe pse të kufizuara protestat.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178