INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen bisedat Putin-Vuçiç: Moska i bashkohet luftës së Beogradit për Kosovën

Zbardhen bisedat Putin-Vuçiç: Moska i bashkohet luftës së Beogradit për Kosovën

Publikuar më: 09:47 11-05-2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marr garanci të madhe nga Moska se do të bëhet faktorë në marrëveshjen Beograd-Prishtinë. Kabineti i i Vuçiç tha për medien serbe “Vecernje Novosti” se udhëheqësi rus Vladimir Putin do të "mbështesë Serbinë dhe Vuçiçin personalisht në luftën diplomatike për Kosovën”. Në një artikull të publikuar sot  e përditshmja me qendër në Beograd premten, jep detaje rreth bisedës që u zhvillua gjatë vizitës dy-ditore të Vuçiçit Moskës. Sipas burimeve të kësaj medie Putin e ka përgëzuar presidentin serb se e mbajti fjalën dhe nuk e kërkoi të anëtarësohej në NATO.  atë". Kreu i Kremlimit premtoi se do të mbështesë Serbinë për  të gjitha çështjet e rëndësishme për sigurinë e rajonit". Sipas Novosti, presidenti i Serbisë u kthye në shtëpi me "këtë garanci kapitale" nga Moska, ku u tregua nder dhe mikpritje e madhe dhe ku u dha një sinjal i qartë: për Rusinë, vendi ynë është vendimtar në këtë pjesë të Evropës. “Pas takimit në Kremlin, është e qartë se Moska do të monitorojë në mënyrë aktive rezultatet e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë në dialog, kryesisht sponsorët e pavarësisë së Kosovës” shkruhet në këtë artikull. Më tej thuhet se ‘pa pëlqimin e Rusisë dhe Serbisë, është e pamundur të arrihet një zgjidhje e drejtë për Kosovën’.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109