Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Kamëz, që tronditi mëngjesin e sotëm opinionin publik.
Një automjet i tipit Benz i drejtuar nga 38-vjeçarja Rozina Koleci ka përplasur për vdekje një 29-vjeçar i cili në ato momente ishte duke udhëtuar me biçikletë, dhe më pas dhe një nënë me dy vajza të mitur.
Fatkeqësisht njëra prej vajzave, 7 vjeç ka ndërruar jetë dhe tjetra, 6 vjeç, është në gjendje të rëndë.
Sipas hetimeve paraprake makina nuk ka qenë në shpejtësi të madhe por pasi është përplasur me biçikletën, makina ka ikur në gjendje të lirë dhe ka marr përpara kalimtaret.
Pas përplasjeve makina ka kaluar në korsinë e kahut të kundërt dhe është përplasur me dy furgon, të cilët kanë pësuar vetëm dëme materiale. Aty është mbyllur edhe skena tragjike e këtij aksidenti. Vetë drejtuesja nuk ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa është shoqëruar nga efektivët e policisë për të dhënë sqarime mbi këtë aksident tragjik.
Policia ndër të tjera njofton se në momentin e ngjarjes nëna me dy vajzat ka qenë duke kaluar rrugën, e cila nuk është e pajisur as me një sinjalistik si për kalimtarët ashtu dhe për drejtuesit e automjeteve.
Drejtuesja e automjetit