Nëna e vajzës ruse që humbi jetën ndërsa lahej në Ksamil, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues ka rrëfyer gjithë ngjarjen në polici. Tatiana Kulagina ka rrëfyer se ajo së bashku me vajzë e saj, Ksenia Ryok 15 vjeç në datën 21 korrik janë nisur me not në drejtim të tre ishujve, nga plazhi i shtetasit Arben Pole. Ksenia ishte përpara nënës së saj me not dhe në një moment ajo e humb nga sytë atë. Kur është afruar afër ishullit në një distancë 30-50 metra ka parë një njeri që ka ngritur dorën lart. Por ajo nuk mund të përcaktojë nëse ka qenë vajza e saj. Po në atë kohë në të njëjtin vend Tatiana ka parë një varkë të verdhë dhe pak metra më tutje një me ngjyrë të bardhë. Sipas dëshmisë, varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nëna e adoleshentes tregon se nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron se ato kryenin transport turistësh. Duke mos e parë ende vajzën Tatiana ka vendosur të dalë në bregun e ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke kqyrur majtas-djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në det pikërisht në vendin ku pa njërin që ngriti dorë. Aty ishin dy varka një e policisë e ngjyrë e errët dhe një e bardhë. Ka notuar drejt tyre dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin një person nga uji. Kur u është afruar më shumë ajo ka njohur se personi që nxorrën nga uji të pajetë ishte vajza e saj, pasi e njohu nga këmba. Tatiana ka hipur fillimisht tek mjeti i policisë ku kishin hipur edhe trupin e pajetë të vajzës së saj. Por më është larguar nga aty duke e hipur tek varka tjetër. Por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën tek varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje.