INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohen detaje të projektit të Teatrit të ri Kombëtar [VIDEO]

Publikuar më: 16:27 13-03-2018

Edi Rama:
“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar.
Por si do të jetë Teatri i ri Kombëtar? Në projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels, Teatri kombëtar do të ketë një sipërfaqe shumë herë më të madhe nga ajon që është sot, plot 9200 metra katror. Teatri është i konceptuar në 6 hapësira, ky 4 janë salla teatri, më e madhja me një kapacitet prej 600 vendesh. Në projekt është parashikuar dhe një sallë e teatrit veror në tarracë me një kapacitet mbi 100 vende. Ndërsa dy sallat black boks e tjera eksperimentale do të jenë me kapacitete më të vogël se sa salla e madhe, si dhe Teatri do të ketë dhe një shesh të madh poshtë ndërtesës unike që mund të përdoret për performanca. Gjithashtu pjesë e projekti është parashikuar dhe një hapësirë bare dhe restorante, ku qytetarët kanë hapësirë të qëndrojnë në kafe përpara se sa të futen në shfaqje.
Por ky projekt është fillestar dhe tashmë ai është hedhur për konsultim publik, ku të gjitha grupet e interesit mund të shfaqin mendimet apo sugjerimet e tyre.
Ndërkohë pas konsultimit publik projekti do të nisë me zbatimin e tij, ndërsa qeveria synon që teatri i ri kombëtar të realizohet brenda vitit të ardhshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279