INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet e reja, të arrestuarit për skemën e TVSH-së nuk janë biznesmenë

Zbulohen detajet e reja, të arrestuarit për skemën e TVSH-së nuk janë biznesmenë

Publikuar më: 13:53 25-01-2018

Detaje te reja kanë dalë së fundmi përsa i përket arrestimit të disa biznesmenëve të dyshuar si të përfshirë në skemat e mashtrimit me TVSH-në.

Burime për ‘Fax News’ zbulojnë se të arrestuarit nuk janë biznesmenë por dyshohet se pas tyre fshihen biznesmenë.

Zbulohet se dy prej tyre punonin në lavazh, njëri prej tyre në duralumin, ndërsa një tjetër shiste banane në një tezgë në rrugën e Kavajës.

Dyshohet se njëri prej të shpallurve në kërkim është ideatori i skemës pasi ai i ka kontaktuar se do u gjente punë dhe u ka marrë dokumentet dhe ka bërë dhe manipulimet.

Ditën e djeshme është u zhvilluar një operacion i rëndësishëm dhe në prangat e policisë kanë rënë 6 persona, për të cilët u raportua se ishin biznesmenë.

Po kështu janë shpallur në kërkim edhe 5 të tjerë. Me akuzën se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.

Sipas “Fax News” në prangat e policisë mbrëmë kanë rënë: Shkëlqim Hasani, Nevruz Lami, Bujar Murtaj, Ruxhdi Murataj, Dhimitraq Çelo dhe Indrit Sulaj. 

Në kërkim janë shpallur personat me iniciale: B.GJ, M.M, A.B, S.K, E.SH.

Article Logic
Execution time: 0.003972053527832