INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen porositë e Ramës për kryebashkiakët e rinj të veriut, mbron punonjësit me bindje opozitare

Zbulohen porositë e Ramës për kryebashkiakët e rinj të veriut, mbron punonjësit me bindje opozitare

Publikuar më: 19:07 16-07-2019

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në ditën e sotme drejtuesit e katër qarqeve të veriut në selinë e Partisë Socialiste.

Konkretisht, ai ka mbledhur në seli drejtuesit e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës, të cilëve i ka dhënë edhe disa porosi për vazhdimësinë e punës në bashkitë përkatëse edhe pas vendimeve të gjykatës për legjitimitetin e mandateve të tyre.

Rama ka vendosur gjithashtu të jetë edhe koordinator politik i veriut të Shqipërisë.

Gjatë kësaj mbledhje me dyer të mbyllura sipas burimeve të “newsbomb” kryetari i Partisë Socialsite ka dhënë udhëzimë të qarta për mbrojtjen e punonjësve opozitarë, në veçanti pozicioneve të cilat mbahen nga gratë.

Disa nga porositë e Ramës:

-Kujdes me emërimet dhe shkarkimet në bashkitë e djathta.

-Në bashkitë e djathta nuk do të hiqet asnjë vajzë ose grua nga puna.

-Asnjë shkarkim i pajustifikuar, çdo lëvizje me arsye konkrete.

-Vëmendja e duhur në konstituimin e këshillave të qarqeve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174