INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja e tërheqjes së kandidates për ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Trump

Zbulohet arsyeja e tërheqjes së kandidates për ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Trump

Publikuar më: 15:25 20-03-2019

Presidenti Donald Trump ka kthyer mbrapsht kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore e SHBA-së në Tiranë. Shkak i tërheqjes së kandidaturës të Kavalec sipas “Fox News” është bashkëpunimi i saj me spiunin që hartoi dosjen false për Presidentin Trump, si dhe informimi i një zyrtari të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. “Fox News”, duke iu referuar një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, thotë se Kavalec kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me ish-spiunin britanik, Christopher Steele.

Steele njihet si hartuesi i dosjes false per Trump dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. 

Sipas “Fox News”, provë e bashkëpunimit mes Kavalec dhe Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, janë edhe disa e-maile, që zbulojnë se ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.
Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

“Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por presidenti tërhoqi nominimin e saj,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, faqja e internetit të Departamentit të Shtetit vazhdon ta tregojë Kavalec si kandidate.
Kavalec njihet si punonjëse e Departamentit të Shtetit dhe ka punuar për sekretaren e shtetit Victoria Nuland.
Gjithashtu, ajo ishte përkrahëse e ish presidentit Barack Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209