INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet dëshmitari X: Ja si e njoha Agron Xhafajn në vitin 1999

Zbulohet dëshmitari X: Ja si e njoha Agron Xhafajn në vitin 1999

Publikuar më: 13:43 17-05-2018

Pasi kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaruan si të pavërteta audio-regjistrimet e Partisë Demokratike kjo e fundit ka ndërmarrë një hap shumë të guximshëm duke zbuluar identitetin e Dëshmitarit X. PD ka zgjedhur të mbaj një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku edhe publikoi dëshminë video të dëshmitarit kundër Xhafajt. Dëshmitari X quhet Albert Veliu. Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Veliu është kërcënuar me eliminim fizik. Ndër të tjera në materialin video të publikuar nga demokratët Albert Veliu konfirmon atë që publikoi më herët vetëm me zë PD. “Në vitin 2000 punova në Itali me grupin e Agron Xhafajt. Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për ti kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali. Agroni komandon Vlorën, më çoi te Ermali”-rrëfen dëshmitari. Sipas tij Agron Xhafaj është marrë me trafik droge edhe vazhdon të bëj. “Atë punë ka bërë, dhe bën edhe tani. Ka miqtë e tij që hedhin mall në Itali. Agroni kishte lidhje me Drejtorin e Policisë së Vlorës. Nuk kisha frikë nga policia. Rrugët ishin të hapura”-deklaroi ai. Më tej ai pohon se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik. “Kam marr kërcënime. Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. I kanë shkuar djalit të puna duke I thënë do të ruajmë babanë. Emri i dëshmitarit i është treguar policisë nga Agron Xhafaj. Çfarë ka dalë janë fakte reale. Zëri është i Agronit, çoje ku të duash”-thotë Albert Veliu. Në këtë video të publikuar nga PD, dëshmitari i saj zbulon edhe identitetin e Ermalit. Sipas Veliut, Ermali është Shefi i Kufirit të Vlorës. 

Article Logic
Execution time: 0.0034058094024658