Pas grabitjes së 10 milionë euro një ditë më parë në Rinas kanë qënë mediat greke të parat që kanë publikuar emrin e kokës së grupit. Edhe policia shqiptare ka konfirmuar të njëjtin emër. Ai quhet Admir Murataj dhe ishte organizator i grabitjes në Rinas.
Murataj është personi i maskuar, i cili mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Në vendin tonë Admir Murataj, ishte në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te 'Stacioni i Trenit' në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.
Pas arratisjes nga burgu kreu grabitjet e blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj t'i shpëtonte burgut.