INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet emri i personit që ka qenë në makinë me Orest Sotën, i cili u kap me 800 mijë Euro

Zbulohet emri i personit që ka qenë në makinë me Orest Sotën, i cili u kap me 800 mijë Euro

Publikuar më: 22:05 06-11-2017

Pak pasi gazetari Artan Hoxha doli dhe deklaroi se biznesmeni i arrestuar Orest Sota nuk kishte qenë i vetëm në makinë teksa ishte ndaluar nga policia, është zbuluar edhe emri i personit të dytë që ishte në makinën Land Rover të biznesmenit.
Ai sipas gazetares Klodiana Lala. e cila foli për News 24 është Leonard Dalmeta i cili është punësuar disa kohë më parë si shofer i biznesmenit. Ky i fundit nuk kishte patentë për shkak se nuk e kishte fituar më sepse kishte pasur probleme .
Pse u largua nga vendngjarja, pse e mori përsipër Sot? A është një emër i zakonshëm?
Në drejtimin e Land Rover ka qenë O.S. i cili nuk i është bindur policisë. Leonard Almeta ka qenë pasagjer. Nuk ka pasur ndonjë arsye për t’iu fshehur policisë. Nuk mund të them nëse është shoferi personal apo i familjes por është shofer pas heqjes së patentës.
Unë mendoj që kjo nuk është një ngjarje e rastësishme. Gjykata e Krimeve të rënda ka firmosur 23 urdhra përgjimi, tha gazetarja në emisionin “Studio e Hapur”.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të shtetasit Orest Sota, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178