Më së fundmi është zbuluar fytyra sekrete e Hënës.
Pamjet e para të planetit janë realizuar gjatë zbritjes nga sonda kinezë Chang’e.
Sonda është vendosur në pellgun e Jugut Pole-Aitken, pranë kraterit Von Karman, ku terreni është relativisht i sheshtë dhe me disa pengesa.
Pikërisht aty sonda kineze do të fillojë eksplorimin e saj. E nisur më 7 dhjetor 2018 nga agjencia kineze e hapësirës (CNAS), Chang'e-4 solli 10 eksperimente, 6 kineze dhe 4 të Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës në tokën hënore.
Misioni synon të studiojë përbërjen, gjeologjinë dhe mineralet e pranishme në anën e errët të Hënës, për të rizbuluar evolucionin e saj.