Mbrëmjen e sotme është finalizuar operacioni “START 2”, duke arrestuar në flagrancë 4 persona për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Të arrestuar janë shtetasit Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç, Albi Luca, 27 vjeç,. Rubin Përzhita, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Grupi kriminal shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis kryesisht në zonën e Tiranës së Re, në kryeqytet. Sipas hetimeve, Bazheli siguronte drogën dhe ua shpërndante bashkëpunëtorëve.
Operacioni është organizuar nga seksioni për Narkotikët në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me prokurorinë