INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet guri i çmuar me vlerë marramendëse

Zbulohet guri i çmuar me vlerë marramendëse

Publikuar më: 17:45 01-11-2018

Një smerald me peshë 1.1 kilogramë dhe vlerë mbi  2 milionë paund u zbulua në minierën e Kambemit në Zambia nga prodhuesi më i madh i  gurëve të çmuar në botë. Kristali prej 5,655-karat u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta më 2 tetor. Ata e përshkruan perlën me “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të artë të përkryer dhe të balancuar”. Emeraldët janë të rrallë dhe kushtojnë më shumë se diamantët, duke e ngritur kërkesën e tyre në treg. Shumica e smeraldëve të botës janë gjetur në Zambie, Kolumbi dhe Brazil.

smeraldi_ii.jpg

Elena Basaglia nga “Gemfields”, tha se ka pasur një interes në rritje për smeraldët e Zambisë, veçanërisht nga tregtarët në Evropë. Ajo shtoi se guri i çmuar do të futet në librat e historisë së gurëve të çmuar të jashtëzakonshëm. Ai do të nxirret në një ankand privat në Singapor muajin e ardhshëm. Ky nuk është guri më i madh smerald që është gjetur në minierat e kompanisë. Në vitin 2010, minatorët në operacionin me bazë në Zambia gjetën një smerald 6,225 karatësh që e quajtën "elefant" për shkak të madhësisë.

 

Një smerald me peshë 1.1 kilogramë dhe vlerë mbi 2 milionë paund u zbulua në minierën e Kambemit në Zambia nga prodhuesi më i madh i  gurëve të çmuar në botë. Kristali prej 5,655-karat u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta më 2 tetor. Ata e përshkruan perlën me “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të artë të përkryer dhe të balancuar”.

Emeraldët janë të rrallë dhe kushtojnë më shumë se diamantët, duke e ngritur kërkesën e tyre në treg. Shumica e smeraldëve të botës janë gjetur në Zambie, Kolumbi dhe Brazil.

Elena Basaglia nga “Gemfields”, tha se ka pasur një interes në rritje për smeraldët e Zambisë, veçanërisht nga tregtarët në Evropë. Ajo shtoi se guri i çmuar do të futet në librat e historisë së gurëve të çmuar të jashtëzakonshëm. Ai do të nxirret në një ankand privat në Singapor muajin e ardhshëm. Ky nuk është guri më i madh smerald që është gjetur në minierat e kompanisë. Në vitin 2010, minatorët në operacionin me bazë në Zambia gjetën një smerald 6,225 karatësh që e quajtën "elefant" për shkak të madhësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105