Në një magazinë, të mbuluar nga jashtë me kashtë policia e Fierit ka zbuluar një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrolli është bërë në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Policia bën me dije se magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 KF.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.
Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.