Ky lajm po qarkullon pothuajse në të gjitha mediet serbe dhe më gjerë. Kryeministrja “lesbike” bashkëjeton prej 8-vitesh me një mjeke, e cila është e punësuar në Qendrën Klinike të Serbisë.
“Kurir.rs” e cila ka zbuluar ekskluzivisht se kush është partnerja e Anna Brnabic shkruan se Milica Djurdjiç është një mjeke simpatike e cila ka qenë në marrëdhënie të qëndrueshme me kryeministren serbe Anna Brnabic për tetë vjet. Që nga takimi me të asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjen e tyre edhe kur Anna u vu në krye të qeverisë serbe, transmeton Balkan web.
Ato kanë një marrëdhënie të qëndrueshme ku kujdesen për njëra-tjetrën dhe jetojnë në një vilë luksoze në Dedinje.